Advertisement

Deputetja e Shkodres Marjana Koçeku ka njoftuar se nga sot do të ushtrojë mandatin e saj si deputete e pavarur, duke u distancuar nga Partia Socialiste.

Përmes një reagimi publik, Koçeku u shpreh se vendimi i saj lidhet me parimet dhe vlerat që, sipas saj, i ka mbrojtur gjithmonë, edhe përpara angazhimit në një forcë politike.

Reklame

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, deklaroi ajo.

Largimi i Koçekut vjen në një moment të rëndësishëm për jetën politike në vend dhe pritet të sjellë reagime në kampin socialist. Deri më tani nuk ka pasur një qëndrim zyrtar nga Partia Socialiste lidhur me vendimin e deputetes.

Reklame