Policia e Lushnjës ka arrestuar 32-vjeçarin Marko Xhafa, pasi akuzohet për shit-blerje të lëndëve narkotike.
Bëhet me dije se Xhafa shpërndante kokainë të ndarë në doza në zona të ndryshme të qytetit.
Reklame
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Reklame








