Advertisement

Autoritetet në Lezhë kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e aseteve të krijuara nga veprimtaria kriminale. Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të lënë në fuqi edhe nga Apeli i GJKKO, janë konfiskuar 9 pasuri të paluajtshme.

Sekuestrimi është bërë nga specialistët e Hetimit Ekonomiko-Financiar në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Reklame

Pasuritë e konfiskuara përfshijnë:

7 sipërfaqe toke

2 apartamente

Të gjitha ndodhen në zonat e Shëngjinit, Ishull Shëngjinit dhe Ishull Lezhë, me një sipërfaqe totale prej 33 815 m².

Vetëm gjatë dy muajve të fundit, në qarkun e Lezhës janë sekuestruar 29 pasuri, me një sipërfaqe të përgjithshme që kap rreth 132 322 m², në kuadër të ofensivës kundër pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Hetimet për gjurmimin dhe identifikimin e aseteve të tjera vazhdojnë.

Reklame