Advertisement

Policia e Lezhës ka finalizuar veprimet e para hetimore lidhur me shpërthimin me lëndë plasëse të ndodhur më 10 qershor 2026 në fshatin Balldren i Vjetër, ku një sasi tritoli shpërtheu në një sipërfaqe toke pa shkaktuar dëme materiale.

Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar në flagrancë një nga autorët e dyshuar të ngjarjes, Astrit Avdiaj, 55 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Ermal Zalla, 35 vjeç, banues në Krujë, është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Reklame

“Pas veprimeve të para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, u bë arrestimi i shtetasit A. A. dhe vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit E. Z.”, njofton policia.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për të zbardhur motivet e vendosjes së lëndës plasëse, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Policia vijon operacionin për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit të shpallur në kërkim.

Reklame