Advertisement

Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi qarkullonte me armë zjarri në automjet. Arrestimi u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Doreza”, i zhvilluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Në pranga ra shtetasi me iniciale L. Sh., banues në Tiranë.

Reklame

Sipas policisë, gjatë kontrolleve të kryera gjatë natës në rrugën “Selitë e Vogël”, efektivët ndaluan automjetin me të cilin lëvizte 41-vjeçari. Nga kontrolli i detajuar në mjet u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë.

Hetimet zbuluan se i arrestuari kishte improvizuar një hapësirë të posaçme në derën e automjetit, pranë dorezës së drejtuesit, për të fshehur armën e zjarrit.

Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Reklame