Advertisement
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Patos, në vendin e quajtur Portëz, ku një person që udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet.
Si pasojë e përplasjes, biçiklisti ka rënë në tokë duke pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitali Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore. Burime bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Reklame
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Reklame













