Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Tiranë dhe Drejtorinë e Markave dhe Patentave, ka bllokuar mbi 3,130 pajisje elektronike të llojeve dhe markave të ndryshme, të dyshuara për falsifikim ose tregëtim pa autorizime të rregullta.

Hetimi dhe veprimet e mëtejshme nga organet doganore janë në proces për të verifikuar çdo aspekt ligjor të rastit, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të parandaluar hyrjen dhe shpërndarjen e produkteve të falsifikuara në vend.

Reklame

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thekson se angazhimi kundër shkeljeve të Kodit Doganor është i plotë, duke garantuar veprim me tolerancë zero ndaj çdo individi apo subjekti që tenton të abuzojë apo të shkelë ligjin.

Ky operacion vjen si pjesë e një strategjie të qëndrueshme për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e tregut të ligjshëm për produktet elektronike në Shqipëri.

Reklame