Advertisement

Një 31-vjeçar nga Lezha është arrestuar nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit të koduar “Black 2”, pasi u kap duke qarkulluar i armatosur në zonën e rrethrrotullimit të Rinasit.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, siguruan informacione operative se një person po lëvizte me armë zjarri.

Reklame

Pas lokalizimit të automjetit në rrethrrotullimin e Rinasit, efektivët ndërhynë duke arrestuar në flagrancë shtetasin Ted Marku, 31 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin ai po qarkullonte, policia gjeti në një çantë dore një armë zjarri pistoletë, së bashku me një krehër me municion luftarak.

Arma e zjarrit dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sipas Policisë, operacioni “Black 2” u zhvillua në kuadër të goditjes së rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe rritjes së sigurisë publike.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”.

Reklame