Advertisement

Kroacia paralajmëron për ritmin e armatosjes së Serbisë dhe kërkon rikthimin e ekuilibrit ushtarak në Evropën Juglindore. Në Zadar, ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anušić, deklaroi se Beogradi prej rreth një dekade po investon intensivisht në sisteme të avancuara ushtarake.

“Ne e kemi kundërpërgjigjen. Kemi sistemin raketor Chunmoo me rreze të gjatë veprimi, më të gjatë se rrezja e sistemeve që ata kanë. Për atë që ata kanë, Kroacia ka përgjigje dhe shumë shpejt do ta ketë atë edhe në mënyrë të plotë. Do ta rikthejmë sërish ekuilibrin e forcave të armatosura në këtë territor, në këtë rajon të Evropës Juglindore.”

Reklame

Anušić tha se lajmi për raketat hipersonike serbe, me rreze veprimi deri në 400 kilometra, ishte një motiv për Zagrebin që të forcojë kapacitetet e veta. Megjithatë, ministri kroat tha se nuk dëshiron një garë se kush ka rrezen më të madhe të raketave.

Po ashtu, edhe kryeministri kroat, Andrej Plenković, e cilësoi armatosjen e Serbisë si një proces të jashtëzakonshëm.

“Bëhet fjalë për një proces të jashtëzakonshëm armatosjeje, pothuajse një ‘mani për blerje’ në të gjitha pjesët e botës. Të gjitha vendet fqinje me Serbinë duhet të pyesin veten pse Serbia po armatoset kaq shumë.”

Kroacia, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, thotë se gjatë dhjetë viteve të fundit ka trefishuar buxhetin e mbrojtjes. Zagrebi thekson se forcimi i kapaciteteve ushtarake synon parandalimin dhe jo kërcënimin e fqinjëve.

Paralajmërimet vijnë pasi Beogradi ka njoftuar për hapjen e fabrikës për montimin e dronëve të avancuar izraelitë, në kuadër të bashkëpunimit ushtarak me Tel Avivin.

Lexo edhe

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Shqiptarët e Luginës me listë të përbashkët për zgjedhjet në Serbi

Reklame