Këshilli Bashkiak i Klosit ka votuar kundër propozimit për bashkimin e Bashkisë Klos me Bashkinë Burrel, në kuadër të diskutimeve për reformën territoriale.

Në mbledhjen e zhvilluar së fundmi ishin të pranishëm 13 nga 21 këshilltarët që përbëjnë Këshillin Bashkiak.

Reklame

Në përfundim të votimit, 12 këshilltarë votuan kundër bashkimit, ndërsa vetëm një prej tyre votoi ndryshe.

Rezultati tregon një qëndrim të qartë të këshilltarëve të pranishëm kundër propozimit për bashkimin e dy bashkive.

Çështja e riorganizimit territorial ka hapur diskutime në disa bashki të vendit, ndërsa Këshilli Bashkiak i Klosit tashmë ka formalizuar qëndrimin e tij përmes votimit.

Me 12 vota kundër, Klosi i thotë “jo” bashkimit me Burrelin.

Lexo edhe:

Protestë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, administrata bojkoton punën: Reagime edhe në Belsh e Prrenjas

Klosi ngrihet kundër shkrirjes së bashkisë, Këshilli Bashkiak miraton qëndrim zyrtar

Reklame