Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër pas përplasjeve të dhunshme gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë, ku një efektiv policie është përfshirë nga flakët pas hedhjes së bombave molotov.
Përmes një postimi në Facebook, Balla e cilëson ngjarjen si “tentativë për vrasje”, duke kundërshtuar kritikat ndaj Policisë për mënyrën se si është menaxhuar protesta.
“Kjo është tentativë për vrasje! Polici merr flakë nga bombat molotov dhe prapë Policia e ka fajin?! Kjo është mjaft!”, shkruan Balla.
Në reagimin e tij, deputeti socialist drejton kritika edhe ndaj vendimmarrjeve të mundshme gjyqësore për personat e arrestuar pas protestës.
“Apo prapë të hënën do dalë dikush në Gjykatën e Tiranës dhe do thotë nuk ka prova për dhunë”, vijon ai.
Reagimi i Ballës vjen pas përshkallëzimit të protestës së 28 Nëntorit, ku pati hedhje molotovësh dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
lexo edhe
28 Nëntori në flakë! Protesta përshkallëzohet, policia përdor gaz dhe ujë me presion
Nga Shqipëria dhe diaspora në shesh! Qindra qytetarë i bashkohen protestës së madhe në Tiranë













