Advertisement
Është zyrtarizuar sot lirimi nga detyra i drejtorit të Përgjithshëm të Policia e Shtetit, Ilir Proda, me firmën e kryeministrit Edi Rama.
Vendimi është publikuar në Fletorja Zyrtare, duke i hapur rrugë nisjes së procedurës për përzgjedhjen e drejtorit të ri përmes konkursit.
Reklame
Proda u shkarkua me pretendimin se nuk garantoi sigurinë e qytetarëve gjatë protestës së opozitës. Largimi i tij vjen në një klimë të tensionuar politike pas ngjarjeve të 28 shkurtit.
Në vend të tij është komanduar zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sokol Bizhga, i cili do të ushtrojë detyrën deri në përfundimin e garës dhe emërimin e drejtuesit të ri.
Procesi i përzgjedhjes pritet të nisë menjëherë, sipas kritereve të përcaktuara në ligjin për Policinë e Shtetit.

Reklame














