Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Kavajë, pasi u kap duke lëvizur i armatosur në qytet.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë një operacioni policor të zhvilluar në lagjen nr. 2, shërbimet e Komisariatit të Kavajës lokalizuan dhe ndaluan shtetasin Florjan Rrokaj, i cili po lëvizte në këmbë.

Reklame

Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë, së bashku me municion luftarak, të cilat dyshohet se i posedonte pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale, 32-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrës për hetime të mëtejshme, në lidhje me veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”.

Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe verifikimin e rrethanave të tjera që lidhen me këtë ngjarje.

Reklame