Pika e Kalimit Kufitar të Kakavijës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh në kulmin e sezonit veror, me hyrjet në Shqipëri që vijojnë të jenë ndjeshëm më të larta se daljet.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit në këtë pikë kufitare janë përpunuar gjithsej 12 273 shtetas.
Prej tyre, 8 523 persona kanë hyrë në territorin shqiptar, ndërsa 3 750 shtetas kanë dalë nga vendi.
Fluksi i lartë është reflektuar edhe në lëvizjen e automjeteve. Gjatë së njëjtës periudhë janë përpunuar gjithsej 3 735 mjete, nga të cilat 2 597 në hyrje dhe 1 138 në dalje.
Shifrat tregojnë një prani dukshëm më të madhe të udhëtarëve që kanë zgjedhur të hyjnë në Shqipëri përmes Kakavijës, në një periudhë kur lëvizjet në pikat e kalimit kufitar rriten ndjeshëm për shkak të sezonit turistik.
Shërbimet e Policisë Kufitare vijojnë punën për përpunimin e shtuar të qytetarëve dhe automjeteve, me qëllim përballimin e fluksit dhe lehtësimin e lëvizjes gjatë sezonit veror.
Lexo edhe:
Fluks i shtuar në Kakavijë pas festimeve të Pashkës, emigrantët kthehen në Greqi














