Advertisement

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është zbuluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Kakavijë. Rreth orës 06:30, gjatë kontrollit me skaner të një mjeti trajler që rezultonte “bosh” në dalje, autoritetet konstatuan një dopjo shasi të krijuar enkas për fshehjen e drogës.

Pas sinjalizimit nga skaneri, mjeti iu nënshtrua kontrollit fizik nga punonjësit e Dogana Shqiptare, në bashkëpunim me forcat e Policia e Shtetit. Gjatë verifikimeve u zbuluan 166 pako, secila me peshë rreth 2.1 kg, që përmbanin lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis sativa. Sasia totale e kapur llogaritet rreth 350 kilogramë.

Reklame

Autoritetet kanë nisur procedurat ligjore për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar personat e përfshirë dhe destinacionin final të ngarkesës.

Reklame