Protestuesit kanë refuzuar për të tretën herë ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, ndërsa kanë përmbysur grurët e vendosur nga Kryeministria në shesh.
Veprimi vjen në vijim të kundërshtimit të protestuesve ndaj ftesave të përsëritura të kreut të qeverisë për t’u ulur në tryezën e dialogut.
Grurët ishin vendosur në hapësirën para Kryeministrisë, por protestuesit i kanë përmbysur, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj nismës së qeverisë.
Refuzimi i tretë i ftesës për dialog tregon se, të paktën deri në këtë moment, palët nuk kanë gjetur një rrugë të përbashkët për të nisur bisedimet.
Protestat e të rinjve vijojnë në Tiranë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një tjetër përpjekje për dialog mes përfaqësuesve të qeverisë dhe protestuesve.
Lexo edhe
Këmbëngulje apo sfidë? Rama vendos “Dialog” mbi blloqe gurësh
Rama vendos sërish “karriget e dialogut” para Kryeministrisë: “Dora ime është e shtrirë”













