Jennifer Lopez ka ndarë mësimet që ka nxjerrë nga marrëdhëniet e saj të kaluara, duke zbuluar edhe këshillën që u jep dy fëmijëve të saj, binjakëve Max dhe Emme, tashmë 18 vjeç, për jetën sentimentale.

Këngëtarja dhe aktorja thotë se përpara se të kërkojnë dashurinë te një person tjetër, ata duhet të njohin veten dhe të kuptojnë se cilat janë boshllëqet emocionale që përpiqen të mbushin përmes një marrëdhënieje.

Reklame

“Përpiqem t’ua them nga përvoja ime: duhet ta kuptoni veten. Duhet të kuptoni nga keni ardhur dhe ku po përpiqeni të mbushni boshllëqet që keni. Kuptojini këto gjëra rreth vetes dhe përpiquni t’i qetësoni vetë”, është shprehur Lopez.

Ajo theksoi se askush nuk duhet të presë që një partner të zgjidhë problemet apo të plotësojë pjesët që mungojnë brenda vetes.

Pas katër martesave, një tjetër këndvështrim për dashurinë

Jennifer Lopez ka qenë e martuar katër herë, me Ojani Noa, Cris Judd, Marc Anthony dhe Ben Affleck. Nga martesa me Marc Anthony ka dy fëmijë, binjakët Max dhe Emme.

Përvojat e saj sentimentale, sipas këngëtares, e kanë ndihmuar të kuptojë se lumturia nuk duhet të varet nga prania e një personi tjetër.

“Kam mësuar se në udhëtimin tim për ta kuptuar vërtet veten, dashuria që më nevojitet është gjithmonë brenda meje. Askush tjetër nuk do të ma japë atë”, ka deklaruar ajo.

Lopez shtoi se një partner mund të vijë në jetën e saj vetëm kur të përputhet me energjinë që ajo ka ndërtuar brenda vetes.

“Nuk kam nevojë për një lidhje që të jem e lumtur”

Këngëtarja bëri të ditur se aktualisht nuk është në kërkim të një marrëdhënieje romantike dhe se ndihet e lumtur me jetën që ka ndërtuar.

“Deri atëherë, nuk po e kërkoj këtë. Nuk kam nevojë për një lidhje që të jem e lumtur në jetën time. Jeta ime është e lumtur. Jam e lumtur dhe këtë e quaj epoka ime e lumtur”, u shpreh Jennifer Lopez.

Pas një jete sentimentale të komentuar gjerësisht në media, artistja duket se po vendos në qendër të vëmendjes një mesazh tjetër: të njohësh dhe të duash veten përpara se të kërkosh lumturinë te dikush tjetër.

Lexo edhe

Email kërcënues në emër të “Milicisë Serbe” për bombë dhe vrasje, mesazhi rezulton fals

U ndanë, por jo respekti! Ben Affleck surprizon me fjalët për Jennifer Lopez

Reklame