Vlorë – Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, janë rikthyer në qytetin bregdetar të Vlorës. Dyshja e njohur, vajza dhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, u prit me masa të shumta sigurie nga forcat policore.

Jared Kushner mbërriti rreth orës 10:00 dhe aktualisht ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë, në një nga hotelet e zonës.

Reklame

Takim për investime në Ishullin e Sazanit
Vizita e tyre ka për qëllim zhvillimin e një takimi me një studio arkitekturore për të diskutuar investimin në ishullin e Sazanit. Sipas informacioneve, ky nuk është një takim zyrtar me përfaqësues të pushtetit lokal, por një diskutim profesional mbi mënyrën e realizimit të projektit dhe planifikimin e investimit.

Vizita e Ivanka Trump dhe Jared Kushner rikthen vëmendjen mbi potencialin e investimeve private në zonën e Vlorës dhe zhvillimin e projektit strategjik në ishullin e Sazanit.

Reklame