Gjovalin Lazri, është shqiptari i cili u qëllua për vdekje në Baldissero D’Alba të Italisë nga pronari i shtëpisë ku dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur.
Sipas mediave të huaja, 36-vjeçari jetonte në Torino, ku drejtonte një bar në periferitë veriore të qytetit, dhe ishte baba i një fëmije.
Ai u qëllua për vdekje nga 35 vjeçari italian, Roberto Mollo pasi kishte hyrë në oborrin e shtëpisë në rikonstruksion, bashkë me pesë persona të tjerë, me qëllim grabitjen.
Sipas hetuesve, Mollo qëlloi disa herë me një pistoletë gjysmëautomatike, duke mos i lënë asnjë mundësi për t’u arratisur. 36-vjeçari shqiptar, sipas asaj që raportojnë mediat e vendit fqinj, kishte një precedent penal për krime kundër pronës.
Lexo edhe
Durrës, arrestohet 50-vjeçari i kërkuar nga Italia, ishte dënuar me 6 vite burg për trafik droge
Sekuestrohet mbi 414 kg hashash me vlerë 4 mln euro, arrestohet shqiptari në Itali






