‘Këto janë sisteme të veçanta të shpikura për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike, që askush të mos ketë asnjë të dhënë se çfarë bëhet.’ Kështu e ka cilësuar deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, modelin e kompanive publike dhe marrëdhënieve të tyre me privatët, duke denoncuar një skemë që, sipas tij, po i dorëzon privatit të drejtat monopolistike të shtetit dhe po mbyll çdo derë të transparencës.

Bozdo ka kërkuar publikisht moratorium për kompanitë publike dhe garë ndërkombëtare për çdo ortak privat, duke argumentuar se nuk mund të ketë kontroll real mbi fondet publike kur kompanitë krijohen me kapital shtetëror, marrin ekskluzivitete dhe më pas kalojnë nën kontroll privat pa garë dhe pa transparencë.

Reklame

Sipas deputetit demokrat, modeli i KAYO-s është shembulli më flagrant i kësaj skeme. Ai e ka përshkruar KAYO-n si një ‘guaskë ligjore’, e cila është përcaktuar si furnizuese e vetme dhe është përjashtuar nga prokurimi konkurrues, ndërsa më pas ka krijuar kompani me ortakë privatë.

Pikërisht në këtë klimë, ku opozita akuzon qeverinë për përdorim të institucioneve dhe mekanizmave shtetërorë për të favorizuar interesa të caktuara private dhe politike, Partia Demokratike ngre shqetësimin edhe për një tjetër front: goditjen e kundërshtarëve politikë përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2027.

Lexo edhe:

Denoncimet e Ahmetajt për trafik armësh, Bardhi kërkon hetim për KAYO: Çështje e sigurisë kombëtare

Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

Reklame