Korçë/ RENEA tek varrezat në kërkim të autorit të dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko

Forca të shumta policie, përfshirë efektivë të RENEA-s, janë angazhuar në Korçë në kërkim të autorit të dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko.

Sipas informacioneve paraprake, forcat speciale kanë rrethuar zonën pranë banesës së të dyshuarit Kristjan Sterjo, pasi dyshohet se ai mund të jetë fshehur në këtë zonë.

Policia ka ushtruar kontrolle pranë banesës, por deri në këto momente nuk ka mundur të lokalizojë autorin e dyshuar.

RENEA, së bashku me forcat e Policisë së Korçës, vijon kontrollet në terren me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e Kristjan Sterjos.

Operacioni vijon ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, detaje të reja: Autori e ndoqi deri në pallat, policia blindon akset

Korçë, detaje të reja nga vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko: u përfshi në konflikt para të shtënave

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version