Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, detaje të reja: Autori e ndoqi deri në pallat, policia blindon akset

20-vjeçari Joan Zuko, pjesë e Forcave të Armatosura, mbeti i vrarë pasditen e së shtunës në lagjen nr. 14 në Korçë, në një ngjarje që tronditi qytetin.

Sipas informacioneve paraprake, i riu është ndjekur nga autori, ndërsa dyshohet se ka tentuar të fshihet brenda një pallati për t’i shpëtuar ndjekjes. Autori ka arritur ta gjejë dhe e ka qëlluar me armë zjarri, dyshohet me kallashnikov.

Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja dhe vijon të jetë në kërkim. Burime paraprake bëjnë me dije se ai është identifikuar nga policia dhe dyshohet se ka precedentë penalë për armëmbajtje pa leje dhe plagosje.

Një tjetër pistë që po verifikohet nga grupi hetimor është ajo e marrëdhënies mes viktimës dhe autorit. Dyshohet se të dy kanë qenë shokë dhe janë rritur bashkë.

Pas ngjarjes, Policia ka ngritur postblloqe në disa zona të Korçës, ndërsa janë përqendruar forca të shumta në akset kryesore kombëtare që lidhin qytetin me zonat e tjera të vendit, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

Në vendngjarje vijojnë hetimet për mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të dinamikës së vrasjes. Ende nuk dihen motivet e sakta të krimit.

 
  
Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version