Arresti i kreut të SHISH/ Përplasje te “Ligjet”, Bylykbashi: “Ka rënë shteti”

Mbledhjan për reformën territoriale është shoqëruar me përplasje të forta në Komisionin e Ligjeve, pas lajmit për arrestimin nga SPAK të kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi kërkoi që Kuvendi të mblidhet për të diskutuar situatën e krijuar pas arrestimit të drejtuesit të Vlora Hysenit. Sipas tij, bëhet fjalë për një zhvillim që prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe kërkon reagim institucional të Parlamentit.

“Parlamenti duhet të mblidhet pas arrestimit të kreut të SHISH”, deklaroi Bylykbashi, duke e cilësuar situatën si tepër të rëndë. Ai vijoi me kritikat ndaj institucioneve shtetërore, duke thënë se “janë infektuar të gjitha qelizat e shtetit” dhe se “shteti është i krimbur”.

Nga mazhoranca, kreu i komisionit, Ulsi Manja kërkoi që Komisioni të vijojë me rendin e ditës dhe të shqyrtojë projektligjin për reformën territoriale.

“Duhet të ecim me rendin e ditës. Projektligji është i rëndësishëm”, u shpreh Manja, ndërsa theksoi se veprimet e SPAK janë pjesë e funksionimit të institucioneve në një shtet demokratik.

Edhe deputeti i PD-së Saimir Korreshi kundërshtoi vijimin normal të mbledhjes, duke ngritur pikëpyetje mbi prioritetet e institucioneve në një situatë që ai e lidhi me sigurinë kombëtare.

“A ka prioritete ky shtet kur bie siguria kombëtare? Arresti për kreun e SHISH, ka rënë shteti sot, e dini apo jo?”, u shpreh deputeti gjatë debatit.

Lexo edhe:

SHISH NË KRIZËN MË TË RËNDË/ Kush do ta marrë drejtimin? Do t’i kthehet shtetit apo sërish do të përfundojë në duart e bandave?

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version