Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Bulqizë–Luçan, në Njësinë Administrative Martanesh. Drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje.
Një aksident tragjik është regjistruar në aksin rrugor Bulqizë–Luçan, në Njësinë Administrative Martanesh.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, Arbër Barhami, ka humbur jetën në vendngjarje.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policisë, ndërsa pritet që grupi hetimor të përcaktojë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.
Lexo edhe:
PAS VLORA HYSENIT, RADARI TEK JURGEN KOLE? / A po heton SPAK dekonspirimin e operacioneve
Aksident te mbikalimi i Rinasit/ Përmbyset furgoni i pasagjerëve, 4 të plagosur





