Jahti që alarmoi Palasën, kush ishin personat në bord? Mes të ndaluarve edhe djali i biznesmenit të njohur

Detaje të reja dalin në lidhje me jahtin që alarmoi pushuesit në Palasë, pas dyshimeve për të shtëna me armë zjarri në ajër mbrëmjen e së dielës.

Një prej personave të ndaluar nga Policia, Bruno Çela, sipas burimeve, rezulton të jetë djali i biznesmenit Geron Çela, i njohur si pronar i kompanisë “Brunes”.

Sipas të njëjtave burime, Bruno Çela ndodhej në bordin e jahtit së bashku me Leonard Haso, Afrim Kastrati dhe Pashk Gjini. Në lidhje me ngjarjen janë përmendur gjithashtu edhe dy persona të tjerë, të identifikuar si Astrit Gjonpalaj, pronar i kompanisë “Globus Travel”, dhe Astrit Meta.

Policia u vu në ndjekje të jahtit pas sinjalizimit për të shtëna me armë në det, përballë Palasës. Pas më shumë se një ore ndjekjeje nga deti dhe toka, autoritetet arritën të ndalonin mjetin lundrues në afërsi të Himarës.

Pas ndalimit, Policia Kufitare, Njësia Policore Detare, Delta Forcë dhe strukturat e tjera të angazhuara në operacion ushtruan kontrolle në jaht dhe ndaj personave që ndodheshin në bord.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, gjatë kontrolleve nuk u konstatua asnjë send apo mjet i kundërligjshëm.

Personat e shoqëruar janë marrë në pyetje në kuadër të hetimeve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen ekspertime dhe veprime të tjera procedurale për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar informacionin për të shtënat e dyshuara.

Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht se kush ka përdorur armën apo nëse arma është përdorur nga ndonjë prej personave që ndodheshin në bord.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale pritet t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe :

Të shtëna nga jahti në Palasë, Policia ndalon mjetin lundrues dhe shoqëron dy persona (EMRAT)

Të shtënat e dyshuara nga jahti në Palasë, Policia ndalon mjetin dhe shoqëron 4 persona

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version