Gara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm ka mbetur me pesë kandidatë, pas përfundimit të fazës së aplikimeve dhe tërheqjes nga gara të kreut të Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.
Kandidatët që vijojnë garën për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme janë:
- Adnan Xholi
- Rovena Zoto
- Ylli Pjeternikaj
- Fatjona Memçaj
- Arta Marku
Kreshnik Ajazi kishte aplikuar fillimisht për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, por më pas vendosi të tërhiqej nga gara.
Pas tërheqjes së tij, procesi vijon me pesë kandidatë, të cilët do t’i nënshtrohen procedurave të parashikuara për përzgjedhjen e drejtuesit të ardhshëm të Prokurorisë së Përgjithshme.
Në vijim të procesit pritet vlerësimi i kandidatëve dhe zhvillimi i procedurave për përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të ri.
Lexo edhe:
Kush do të zëvendësojë Olsian Çelën? Adnan Xholi hyn në garën për Prokuror të Përgjithshëm
Pas Adnan Xholit, Rovena Zoto kandidon për Prokurore të Përgjithshme






