Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës, ku një automjet i Policisë Bashkiake ka përplasur një të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”, ku, sipas informacioneve paraprake, automjeti i Policisë Bashkiake, i drejtuar nga një efektiv, ka goditur një 13-vjeçar në momentin kur ai po kalonte rrugën në vijat e bardha.

Reklame

Menjëherë pas aksidentit, i mituri është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se 13-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet procedurale dhe po punojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Autoritetet pritet të japin një njoftim zyrtar me detaje të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes.

Aksident tragjik në Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 32-vjeçari nga Vlora (EMRI)

Aksident i rëndë në aksin Fier–Vlorë, përplasen një BMW dhe një kamionçinë, një i plagosur

Reklame