Kryeministri Edi Rama ka reaguar një ditë pas koncertit të Kanye West në Tiranë, duke e cilësuar organizimin e tij si një sukses për promovimin e Shqipërisë dhe ekonominë e kryeqytetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi një videokartolinë nga atmosfera e koncertit, ndërsa theksoi se në aktivitet morën pjesë qytetarë nga 80 kombësi të ndryshme.

Reklame

Sipas kreut të qeverisë, eventi ishte një investim me ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion turistik, por edhe në ekonominë lokale.”MIRËMËNGJES 😊 dhe me videokartolinën e një mbrëmjeje magjike të Tiranës, ku dje 80 kombësi u bënë bashkë në koncertin kult të Kanye West, një investim i shkëlqyer jo thjesht për imazhin e Shqipërisë Turistike po edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit, ju uroj një të diel të bukur”, shkroi Rama.

Koncerti i Kanye West është shoqëruar me debat politik dhe publik, veçanërisht pas vendimit të qeverisë për të mbështetur financiarisht organizimin e tij. Ndërsa ekzekutivi e konsideron eventin një investim strategjik për turizmin dhe ekonominë, opozita dhe aktorë të tjerë politikë kanë ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e fondeve publike.

Rama zbulon prapaskenat e koncertit të Kanye West: Shteti ndërhyri me 4 mln € për të mos turpëruar Shqipërinë

Kryeministri Rama pret në kryeministri këngëtarin Kanye West

Reklame