Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka kërkuar që gjyqtari Astrit Kalaja, i cili humbi jetën në krye të detyrës në tetor të vitit 2025, të shpallet zyrtarisht “Dëshmor i Atdheut”.

Në një deklaratë publike, Shoqata vlerëson vendimin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, i cili i ka dhënë gjyqtarit të ndjerë këtë status në nivel vendor, ndërsa u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të përshpejtojnë procedurat për njohjen e tij edhe në nivel kombëtar.

Reklame

Sipas Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, ky është trajtimi i duhur ligjor dhe moral për çdo funksionar të shtetit që humbet jetën gjatë ushtrimit të detyrës.“Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kërkon dhe inkurajon edhe institucionet e tjera kompetente që të përmbyllin në një kohë sa më të shpejtë procesin e njohjes dhe dhënies së statusit të ‘Dëshmorit të Atdheut’ për gjyqtarin Astrit Kalaja, me bindjen se ky është trajtimi i denjë dhe ligjor i cilitdo shtetar që vritet në krye të detyrës”, thuhet në deklaratë.

Astrit Kalaja, gjyqtar i Apelit, u vra më 6 tetor 2025 brenda sallës së gjyqit, gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore. Sipas autoriteteve, autori i dyshuar, Elvis Shkambi, hapi zjarr ndaj gjyqtarit gjatë shqyrtimit të një çështjeje që lidhej me një konflikt pronësie ku ishte e përfshirë familja e tij.

Ngjarja tronditi opinionin publik dhe ngriti shqetësime të mëdha për sigurinë e gjyqtarëve dhe funksionarëve të drejtësisë gjatë ushtrimit të detyrës.

“Apeli i prerë: Gjon Shkambi mbetet në burg për vrasjen e gjyqtarit Kalaja”

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Rrëzohet rekursi për masë më të butë, xhaxhai i autorit vijon paraburgimin

Reklame