Protesta e 35-të nis me urimin për Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve: “Liria është e drejtë e njerëzve”

Protesta e 35-të para Kryeministrisë në Tiranë ka nisur me leximin e një deklarate nga përfaqësuesi i grupit organizator, Dritan Goxhaj, i cili uroi popullin amerikan me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në deklaratë u theksua rëndësia historike e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve, duke u vënë në dukje se ajo mbetet një simbol i lirisë dhe i parimit se pushteti buron nga vullneti i qytetarëve.

Sipas organizatorëve, qeveritë e marrin legjitimitetin nga qytetarët dhe, kur ky besim cenohet, shoqëritë demokratike kanë të drejtë të kërkojnë ndryshim përmes mjeteve demokratike.“Sot, në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, i urojmë popullit amerikan 250-vjetorin e Pavarësisë. SHBA është aleate strategjike e Shqipërisë dhe mike e popullit shqiptar. Deklarata e Pavarësisë na kujton se pushteti nuk është pronë e një qeverie, por besim i dhënë nga qytetarët. Kur ky besim cenohet, shoqëritë demokratike kanë të drejtë të kërkojnë ndryshimin me mjete demokratike. Gëzuar 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve! Qoftë kjo ditë një kujtesë se liria nuk është dhuratë e pushtetit, por e drejtë e njerëzve”, u shpreh Goxhaj gjatë leximit të deklaratës.

Pas deklaratës, protesta vijoi me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe shqiptarëve të ardhur nga diaspora, të cilët janë bashkuar në tubimin e organizuar para Kryeministrisë.

Nis protesta e 35-të në Tiranë, diasporës i bashkohet tubimit kundër qeverisë

Protesta e 35-të nis me urimin për Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve: “Liria është e drejtë e njerëzve”

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version