Një 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vlorë, pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip Audi, në të cilin policia gjeti një armë zjarri pistoletë, 40 fishekë luftarakë dhe një radio të ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Siguria”, të organizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një person lëvizte i armatosur në qytet.

Reklame

Sipas njoftimit zyrtar, në lagjen “Lef Sallata”, efektivët ndaluan automjetin dhe arrestuan në flagrancë shtetasin Eris Mara , 32 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë sekuestruan:

  • një armë zjarri pistoletë;
  • 2 krehra me 22 fishekë luftarakë;
  • një mbajtëse plastike me 18 fishekë luftarakë;
  • një radio të ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit.

Në total, autoritetet sekuestruan 40 fishekë luftarakë, së bashku me armën dhe pajisjet e tjera, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj 32-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” si dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, për shkak të radios së ngjashme me ato të Policisë.

Shkodër, konflikt me armë në lagjen “Tre Heronjtë” – dy të arrestuar dhe një në kërkim (EMRAT)

Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (EMRI)

Reklame