Katër persona janë shoqëruar nga Policia e Shtetit pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit. Mes të shoqëruarve është edhe Altin Goxhaj.
Sipas informacioneve paraprake, Policia e Shtetit ka shoqëruar katër persona në vijim të veprimeve procedurale pas përplasjeve të ndodhura gjatë protestës.
Mes tyre ndodhet edhe avokati Altin Goxhaj, ndërsa deri në këtë fazë nuk janë bërë publike detaje zyrtare mbi arsyet konkrete të shoqërimit të secilit prej personave.
Policia pritet të japë informacion të plotë mbi veprimet procedurale dhe akuzat e mundshme pas përfundimit të verifikimeve.
Shoqërimet vijnë pas tensioneve të krijuara gjatë protestës para Kuvendit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, si dhe disa persona të lënduar nga të dyja palët.














