Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Antimafian e Barit, ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër një grupi kriminal të dyshuar për pastrim parash me burime nga aktiviteti kriminal.

Sipas informacioneve paraprake, janë lëshuar gjithsej 14 masa sigurie, mes tyre një “arrest në shtëpi” dhe tre masa “detyrim paraqitje”. Deri tani raportohet se janë ekzekutuar katër masa sigurie.

Reklame

Në pranga ka rënë Ergys Kastrati, i njohur ndryshe me nofkën “Bishja”, i cili prej dy vitesh ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Bashkë me të janë arrestuar edhe bashkëshortja e tij si dhe dy shoferë.

Ndërkohë, në Itali është arrestuar edhe Igli Kamberi, i konsideruar si kreu i grupit kriminal. Kamberi rezulton i arrestuar më herët për vrasjen e një 26-vjeçari në Barletta të Italisë, ngjarje e ndodhur në vitin 2025.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se gjashtë persona për të cilët janë caktuar masa sigurie ndodhen jashtë territorit shqiptar, ndërsa katër të tjerë ndodhen në Shqipëri.

Operacioni vijon, ndërsa autoritetet shqiptare dhe italiane po punojnë për ekzekutimin e masave të mbetura dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të grupit.

Reklame