Vlorë – Një zjarr është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Fushë Dukatit, në njësinë administrative Orikum, duke shkaktuar dëme materiale në një kantier ndërtimi.

Sipas informacionit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 22.05.2026, rreth orës 02:15, ndërsa është shuar në orën 03:30.

Reklame

Flakët kanë përfshirë një vendparkim mjetesh brenda kantierit, ku si pasojë janë djegur 4 betoniere në pronësi të shtetasit Tanush Mëhilli.

Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse me 6 efektivë dhe 2 mjete, të mbështetur nga 2 punonjës policie me 1 mjet, ndërsa nuk janë angazhuar forca të tjera emergjente.

Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë dhe pritet hetimi për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Reklame