Trafik i rënduar dhe kolona të gjata automjetesh janë krijuar këtë pasdite në autostradën Tiranë–Elbasan, ku qarkullimi është paralizuar prej më shumë se dy orësh.

Sipas raportimeve nga gazetari Shkelzen Henkoja, automjetet kanë mbetur pothuajse të bllokuara pa lëvizur, ndërsa kolona me tre rreshta shtrihet nga dalja e tunelit deri pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Reklame

Situata ka shkaktuar vështirësi të mëdha për drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët që lëvizin në këtë aks kombëtar.

Deri tani nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritetet mbi shkakun e bllokimit të trafikut, ndërsa qytetarët vijojnë të qëndrojnë në pritje në rrugë prej orësh.

Reklame