Helmim masiv në Akademinë e Sigurisë, 56 studentë përfundojnë në spital pas drekës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Akademinë e Sigurisë në Tiranë, ku 56 studentë kanë shfaqur probleme shëndetësore pas konsumimit të ushqimit të servirur në mensë.

Reklame

Studentët kanë pasur komplikacione të menjëhershme dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas pamjeve të siguruara, në ushqimin e shërbyer është konstatuar uthull e kontaminuar me krimba, çka dyshohet se ka shkaktuar helmimin masiv.

Për ngjarjen, Policia ka vënë në pranga shtetasit K. B., 52 vjeç, me detyrë kuzhinier, dhe K. P., 23 vjeçe, teknologe ushqimi në kompaninë e kontraktuar për furnizimin me ushqim të Akademisë së Sigurisë.

Ndërkohë, është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasja R. Ç., 35 vjeçe, gjithashtu teknologe ushqimi në këtë kompani.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes dhe përgjegjësitë për helmimin e studentëve.

Reklame