Përplasja mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani ka nxjerrë në pah një përçarje të thellë mes dy prej aleatëve kryesorë të Washingtonit në Gjirin Persik, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, sipas një raportimi të Axios.
Burime nga SHBA dhe rajoni bëjnë të ditur se administrata e presidentit Donald Trump nuk e ka vlerësuar fillimisht seriozitetin e kësaj përçarjeje, ndërsa më pas ka zgjedhur të qëndrojë jashtë përplasjes mes dy vendeve.
Në fazat e para të konfliktit, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u kishte bërë të qartë Riadit dhe Abu Dhabi-t se Washingtoni nuk do të mbante anë, duke sinjalizuar një qasje të kujdesshme për të shmangur përfshirjen direkte në tensionet mes aleatëve.
Sipas zyrtarëve të lartë që kanë folur në kushte anonimiteti për Axios, marrëdhëniet mes dy vendeve janë ftohur ndjeshëm dhe ekziston rreziku që, pas përfundimit të luftës, ato të përshkallëzohen në një rivalitet edhe më të ashpër.
Zhvillimet e fundit ngrenë pikëpyetje mbi unitetin e aleancave të SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe mbi aftësinë e Washingtonit për të menaxhuar tensionet mes partnerëve të tij strategjikë në një rajon tashmë të brishtë.















