Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar miliona euro pasuri të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t.

Sipas organit të akuzës, GJKKO ka vendosur sekuestrimin e një numri të madh pasurish në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe zona të tjera, në pronësi të të lartpërmendurve, ku përfshihen apartamente, truall, pyje, ndërtesa, vila, automjete luksoze, një jaht, si dhe llogari bankare dhe aksione në disa subjekte tregtare.

Reklame

Konkretisht, pasuritë e sekuestruara dhe llogaritë e bllokuara të Mirlinda Karçanajt: 

– Pasuria e llojit apartamentme vendndodhje  rruga“Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;

– Pasuria me vendndodhje  rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;

– Pasuria me vendndodhje  Qerret Kavajë;

– Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;

– Autoveturë Volkswagen, modeli Tiguan;

– Llogari bankare në BKT

– Disa Llogari bankare  OTP Bank

Pasuritë e sekuestruara dhe llogaritë e bllokuara të Ergys Agasit:

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje  Qeha Shytaj, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje QehaPetrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në QehaPetrelëTiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje  QehaPetrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;

– Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;

– Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;

– Pasuria me nr.47/215, e llojit truallme vendndodhje në zonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², Durrës;

– Pasuria e llojit ndërtesëme vendndodhje  ZK 8518 me sip. totale 165 m2;

– Pasuria llojit apartamentDurrës;

– Pasuria llojit garazhTiranë;

– Pasuria llojit apartamentTiranë;

– Pasuria llojit apartamentTiranë;

– Pasuria llojit apartamentTiranë;

– Pasuria llojit garazh;

– Pasuria llojit garazh;

– Pasuria llojit truall;

– Pasuria me nr.6/756, truall;

– Pasuria llojitapartament;

– Pasuria llojit garazh;

– Pasuria llojit garazh;

– Pasuria llojit garazh;

– Pasuria llojit apartament;

– Pasuria llojit garazh;

– Pasuria llojit truall dhe ndërtesëGjilek, Vlorë;

– Automjet Land Rover Defender 2023;

– Subjekti “E.A.S;

– Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT;

Pasuritë e sekuestruara të Ermal Beqirit:

– Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;

– Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;

– Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;

– Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë

– Apartament në Golem, Kavajë;

– Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;

– Subjekti “S.S” sh.p.k.;

– Subjekti “H” sh.p.k.;

– Njësi shërbimi  rrugën “Çerçiz Topulli”;

– Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;

– Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve;

 ngarkim  personit nën hetim G.H:

– Sekuestrim i shumës 123,629,664 ALL  subjektin “F” sh.p.k.;

 ngarkim  personit nën hetim A.P:

– Sekuestrim i shumës 410,595,663 ALL  subjektin “F” sh.p.k.;

– Sekuestrim i shumës 94,423,883 ALL  subjektin “F.F”;

 ngarkim  personit nën hetim E.J:

– Sekuestrim i shumës 100,840,264 ALL  subjektin “A”;

Sipas SPAK, vlera e përgjithshme e pasurive të sekuestruara e kalon vlerën e 40 milionë eurove.

Sipas organit të akuzës, personat e lartpërmendur akuzohen për një sërë veprash penale, përfshirë konkurrencën e paligjshme me dhunë, heqjen e paligjshme të lirisë, shkeljen e barazisë në tendera publike, korrupsionin pasiv të funksionarëve publikë, krijimin dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal, si dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.

Reklame