Ish-presidenti amerikan Donald Trump u është drejtuar vendeve që po përballen me mungesë karburanti për avionë për shkak të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit, duke dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë dhe kritik.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump deklaroi se pjesa më e vështirë e konfliktit tashmë ka kaluar, ndërsa për krizën e naftës ofroi dy zgjidhje të qarta për vendet aleate.
“Për të gjitha ato vende që nuk po arrijnë të sigurojnë karburant për avionët për shkak të Hormuzit, si Mbretëria e Bashkuar që refuzoi të ndërhyjë kundër Iranit, kam një sugjerim: së pari, blini nga SHBA-të, kemi me bollëk. Së dyti, bëhuni të fortë dhe shkoni merreni vetë. SHBA nuk do të jenë më aty për t’ju ndihmuar, ashtu si ju nuk ishit për ne”, shkroi ai.
Deklarata e Trump vjen në një moment kur tensionet në rajon kanë ndikuar drejtpërdrejt në furnizimin global me karburant, duke rritur shqetësimet për transportin ajror dhe ekonominë botërore.
Qëndrimi i tij shihet si një sinjal i qartë për një qasje më të ashpër ndaj aleatëve, duke theksuar se SHBA nuk do të mbajë më barrën kryesore në situata krize ndërkombëtare.















