Papa Leo XIV ka refuzuar ftesën e ish-presidentit Donald Trump për të marrë pjesë në iniciativën e tij të quajtur “Bordi i Paqes”.

Kardinali Pietro Parolin, sekretari i shtetit të Vatikanit, deklaroi të martën se Papa ka një numër shqetësimesh lidhur me nismën dhe si pasojë nuk do të marrë pjesë:“Për ne, ka disa çështje kritike që duhet të zgjidhen. Një shqetësim është se, në nivel ndërkombëtar, mbi të gjitha duhet të jetë OKB-ja ajo që menaxhon këto situata krize. Kjo është një nga pikat në të cilat kemi këmbëngulur.”

Reklame

Sipas raportimeve të The Independent, Trump kishte ftuar disa udhëheqës botërorë për t’u bashkuar me bordin, i cili fillimisht ishte menduar si një organ për të mbikëqyrur armëpushimin në Gaza dhe për të koordinuar rindërtimin e Rripit pas konfliktit midis Hamas dhe Izraelit.

Që atëherë, fushata e Trump është zgjeruar, me pretendimin se ai mund të adresojë mosmarrëveshje globale, duke e parë këtë si një alternativë shumëpalëshe ndaj OKB, të cilën e ka kritikuar shpesh si të papërshtatshme për qëllimin e saj.

Reklame