Reshjet e shiut me intensitet mesatar gjatë natës janë pasuar në orët e para të mëngjesit me reshje dëbore në zonat veriore mbi 800 metra lartësi, si dhe në juglindje të vendit.

Sipas njoftimit të Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), reshje dëbore janë regjistruar në disa akse malore, përfshirë:

Reklame

Bajram Curri–Valbonë

Ura e Bujanit–Qafë Morinë

Fierzë–Bajram Curri

Kukës–Krumë

Kukës–Shishtavec

Hani i Hotit–Vermosh

Bogë–Theth

Qukës–Qafë Plloçë

Korçë–Voskopojë

Korçë–Ersekë

Ersekë–Tre Urat

Problematike vijon të mbetet zona e Qafë Thore, e cila është e bllokuar si pasojë e rënies së vazhdueshme të ortekëve. Në segmentet e tjera rrugore, qarkullimi paraqitet normal dhe pa probleme.

Kontraktorët ndodhen në terren me mjete borëpastruese dhe punëtorë, duke punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës për të parandaluar ngricat dhe aksidentet e mundshme.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në zonat me prezencë dëbore. Rekomandohet pajisja me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht për udhëtimet drejt akseve malore.

Situata po monitorohet në vijimësi, ndërsa strukturat rrugore mbeten në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo segment ku mund të shfaqen vështirësi nga kushtet atmosferike.

Reklame