Tiranë – Një person ka mbërritur në një spital privat në Tiranë, i plagosur me mjet prerës.
Sipas informacionit paraprak, i plagosuri ka deklaruar se është lënduar në kangjella, por kjo deklaratë mbetet për t’u verifikuar nga autoritetet.
Ai ka plagë në duar dhe këmbë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet po vijojnë hetimet për rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e plagosjes.
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 13:40, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi J. M., rreth 30 vjeç, i dëmtuar në dorë, jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Trekatshet” Kamëz.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të tij.















