Strukturat e Policisë së Tiranës finalizuan operacionin e koduar “Relay 6”, duke arrestuar dy shtetas të dyshuar për transport të emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë ndaluan Arselajd Morinën, 24 vjeç, dhe Ilzon Vllacaj, 22 vjeç, banues në Kukës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Kasharit”.

Reklame

Të dy dyshohen se po transportonin 5 emigrantë, të cilëve u kishin kërkuar 2700 euro secili, me premtimin për t’i dërguar në Francë.

Si prova materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celularë, të cilat do të shërbejnë për hetime të mëtejshme mbi këtë rrjet të dyshuar të kontrabandës.

Reklame