Policia italiane ka kapur një 43-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga drejtësia e Belgjikës për krime të rënda që lidhen me prodhimin dhe trafikimin e narkotikëve. Ai është anëtar i një organizate të madhe ndërkombëtare të trafikut të drogës.
Aksioni u zhvillua në zonën e Vittoria, në Raguzza, pas një hetimi të nisur nga Skuadra Fluturuese e Raguzës, pas alarmit ndërkombëtar të dërguar nga Drejtoria Qendrore e Policisë Kriminale e Italisë. Hetuesit lokalizuan 43-vjeçarin në një shtëpi në Scoglitti, një fshat bregdetar, ku ai ishte fshehur për të shmangur kapjen.
Pas formaliteteve, shqiptari u dërgua në burgun e Raguzës, ku mbetet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane. Tani, vendosja për ekstradimin e tij drejt Belgjikës është në duart e gjykatës.
Ky arrest vjen si pjesë e bashkëpunimit të ngushtë policor ndërkombëtar dhe tregon efikasitetin e autoriteteve italiane dhe europiane në goditjen e rrjeteve të trafikut të drogës.















