Alarm për shëndetin/ Janë shitur farat e susamit të kontaminuara me aflatoksinë në Shqipëri

Autoritetet shqiptare dhe Bashkimi Evropian kanë ngritur alarmin pas analizave laboratorike që tregojnë se farat e zeza të susamit të importuara nga Bolivia gjatë janarit 2026 përmbajnë aflatoksinë, një toksinë e rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Aflatoksina dëmton mëlçinë dhe konsumimi i saj për një kohë të gjatë rrit ndjeshëm rrezikun për kancer. Problemi bëhet edhe më shqetësues pasi kjo toksinë nuk shihet, nuk ka shije dhe nuk eliminohet me larje apo gatim, duke e lënë konsumatorin të pambrojtur.

Sipas AKU, nga 300 kg susam të importuar, 288.5 kg janë shitur dhe konsumuar nga qytetarët, ndërsa vetëm 11.5 kg janë bllokuar. Produkti i kontaminuar është shpërndarë në qytete të shumta si: Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Elbasan, Korçë, Pogradec, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër, duke përhapur rrezikun pothuajse në të gjithë vendin.

Autoritetet paralajmërojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin përdorimin e farave të susamit të importuara gjatë periudhës së fundit.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version