Policia e Kosovës ka arrestuar të martën Arianit Sllamnikun, i dyshuar për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, si dhe për eksperimente mjekësore të paligjshme dhe testim të barnave.
Sipas mediave lokale, Sllamniku dyshohet se u ka shitur disa personave ilaçe për kafshë, duke pretenduar se ato mund të përdoren si trajtim për autizmin te fëmijët.
Reklame
Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për këtë rast vijojnë.
Policia ka bërë thirrje që cilido qytetar që ka marrë shërbime ose konsultime nga Sllamniku dhe dyshon se mund të jetë dëmtuar materialisht ose shëndetësisht, të paraqitet pranë Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan për intervistim.
Reklame















