Një ngjarje që ka tronditur qytetin e Durrësit dhe sistemin penitenciar është regjistruar ditën e sotme. I dënuari Altin Ndoci, i njohur si pjesë e grupit të Talo Çelës dhe i akuzuar per 4 vrasje, është arratisur nga burgu, ndërsa ndodhej i shtruar në spitalin e burgut.
Ende nuk dihen detaje mbi mënyrën e arratisjes, por autoritetet kanë vënë në lëvizje të gjitha strukturat e policisë për kapjen e të dënuarit dhe hetimin e rrethanave të ngjarjes.
Ky rast ngre shqetësime serioze mbi sigurinë në burgje dhe menaxhimin e të shtruarve në spitalet penitenciare, ndërsa qytetarët kërkojnë informacion dhe masat e duhura nga institucionet.
Deklaratë paraprake
Paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.
Pavarësisht ndërhyrrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.















