Emergjencat Civile kanë kërkuar këtë të enjte, evakuimin e menjëhershëm të banorëve të Novoselës, si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga moti i keq.

Sipas raportimeve, si pasojë e reshjeve, lumi Vjosë ka dalë nga shtrati dhe rritja e nivelit të ujit është kthyer në kërcënim për jetën e qytetarët.

Reklame

“Si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të: Bashkisë Vlorë, Njësisë Administrative Novoselë”,- thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërkohë sipas raportimeve, prurjet vijojnë të mbeten të larta nga zonat e Gjirokastrës dhe Përmetit, ç’ka po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e mëtejshme të nivelit të lumit.

Reklame