Emërohet në krye të Ujësjellës Kanalizime Tiranë Flaures Shoshi
Ky i fundit zëvendëson në këtë post Skerdi Drenovën.
Shoshi më herët ka mbajtur postin e drejtuesit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve.
CV-ja:
Flauers SHOSHI është diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, profili Inxhinier Hidroteknik, në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe zotëron gjithashtu një Master në Qeverisje Vendore.
Ai ka një karrierë të gjatë dhe të konsoliduar në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, ku ka nisur si teknik dhe më pas ka vijuar si inxhinier, Kryeinxhinier dhe Administrator i Ujësjellësit të Malësisë së Madhe dhe Shkodër Fshat për rreth 14 vite.
Përvoja e tij përfshin edhe angazhime në sektorin privat si këshilltar teknik në fushën e ujit, si dhe pjesëmarrje aktive në institucione dhe organizata të ndryshme të fushës.
Në vitin 2019 u emërua Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) ndërsa në qershor të vitit 2025, mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare Ujësjellës-Kanalizimeve.















