Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e paralajmëruara nga opozita, të cilat pritet të nisin në muajin janar, duke theksuar se ato janë një zgjedhje e vetë opozitës dhe pjesë e lirive demokratike.

Në përgjigje të interesit të medias, Rama u shpreh se ndarja e roleve politike është e qartë prej vitesh dhe se ai nuk ka asnjë lidhje me vendimin e opozitës për të protestuar.

Reklame

“Protestat? I kemi ndarë punët prej vitesh. Unë në zyrë dhe PS në qeveri dhe të tjerët poshtë penxheres time në rrugë. Kjo është zgjedhja e tyre, s’kam unë asnjë lidhje, kjo është pjesë e lirive,” deklaroi Rama.

Kryeministri nënvizoi se qeveria do të vijojë punën e saj, ndërsa opozita është e lirë të shprehë qëndrimet dhe pakënaqësitë e saj përmes protestave, në përputhje me të drejtat demokratike.

Reklame